Telegrafi

Anëtari i bordit të Manchester Cityt: Lajmet për Guardiolan te Juventusi janë të rrejshme

Josep Guardiola. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Sot, në një intervistë për Sky Sport, avokati Alberto Galassi, që është dhe anëtar bordit të Manchester Cityt, i ka përgënjeshtruar kategorikisht lajmet rreth largimit të Guardiolas drejt Juves.

“Pep është trajneri ynë dhe nuk dëshiron të largohet nga Manchester City”.

“Kam mbetur i habitur kur kam parë që një agjenci lajmesh (AGI) raporton një idiotësi të tillë, kaq të madhe”.

Avokati Galassi

“Së pari, Pep dëshiron të qëndrojë dhe ka edhe dy vite kontratë. Së dyti, një klub i madh si Juventusi nuk do lejonte kurrë që lajmi të dilte në këtë mënyrë”.

“Së pari do kishin folur me ne, nuk është e mundur që të planifikohet prezantimi i trajnerit pa dijeninë tonë”.

Guardiola. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

“Është një lajm absurd, pa asnjë bazë logjike, jemi në kufijtë e qesharakes dhe më vjen keq për tifozët e Juves, sepse krijojnë shpresa të kota. Ta lemë të qetë Guardiolën, t’i shijojë pushimet”, ka thënë Galassi. /Telegrafi/