Anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD) kanë mbajtur një aktivitet te ndërtesa e ministrive, te ish-Pallati i Shtypit, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes për targat, ata kanë hedhur qershi në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.
Mbrojtja e kryeministrit ka reaguar duke e mbrojtur nga gjuajtjet me qershi dhe duke i larguar protestuesit.
Në ato momente aktivistët e PSD-së kanë thirrur: “Mshefu!”, “Mshefu!”.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para mediave tha se aksionet e tyre do të rriten në kundërshtim të Qeverisë së Kosovës.
“Natën ka nënshkruar marrëveshje vartësi i tij i cili ka pranuar krejt marrëveshjet që i kemi kundërshtuar së bashku dhe të cilat janë të dëmshme për Kosovën. Fakt që kryeministri i Kosovës tenton të hyjë fshehtas në një takim publik me Polici të Kosovës, tregon çfarë marrëveshje ka bërë dhe sa të dëmshme ka qenë. Aksionet tona nuk do të ndalen, pasi këto marrëveshje janë të dëmshme”, tha ai.