Site icon Telegrafi

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, hapet të mërkurën kapitulli i parë

Shqipëria do të çelë të mërkurën në Luksemburg grup-kapitullin e parë të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këshilli Europian ka zbardhur agjendën e takimit ndërministror, ku do të diskutohet për sistemin gjyqësor, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, si dhe prokurimet publike dhe kontrollin financiar.

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhjet e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Negociatat për grupin Bazat hapen së pari dhe mbyllen së fundi. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Që pas ndarjes nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria hedh një hap përpara në anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Për hapjen e grup-kapitullit të parë nesër në Luksemburg do të jetë i pranishëm kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë në konferencën që do të mbahet për këtë çështje në orën 9:25.

Agjenda:

08:00 – Hapja e Konferencës Ndërqeveritare

Hapja e bisedimeve me BE-në për Grup-kapitujt – Themeloret.

09:40 – Konferencë e përbashkët shtypi.

Exit mobile version