Site icon Telegrafi

Anëtarësia e LVV-së përmes referendumit po deklarohet për marrëveshjen me LDK-në

Marrëveshja për bashkëqeverisje, e arritur sot në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës,  duhet të marrë edhe miratimin e organeve të këtyre dy partive.

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë e ka votuar në mënyrë unanime marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, që u nënshkrua në orët e mëngjesit të sotëm.

Ndërsa, mbi 30 mijë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë ditës sotme përmes referendumit do të deklarohen për marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu LVV referendum partiak për marrëveshjen, LDK e nxjerr në Këshill të Përgjithshëm

I gjithë procesi ka filluar në mesditën e së dielës ku secili anëtar i VV-së do të votojë në pikat e partisë në çdo komunë të Kosovës.

Ky është një veprim i cili është paraparë në statutin e Lëvizjes Vetëvendosje, që për secilën marrëveshje të nivelit nacional dhe të rëndësishëm të pyeten secili anëtar i partisë.

Pas shumë përpjekjeve sot u nënshkrua marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet LVV-së dhe LDK-së. Derisa nesër në seancën plenare pritët të votohet qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version