Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian të vitit 2020.
Tashmë përfaqësuesja jonë ka arritur në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ku gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një ndeshje stërvitore.
Aleksandar Boljevic, anësori i malazezëve ka pohuar se mund t’ia arrijnë qëllimit nëse do të shtrojnë e tyre.
“Ata janë të fuqishëm dhe nga ajo që pamë, ata i përkasin së paku vazos të katërt. Do të jetë e vështirë, por nëse jemi realë, siç kemi qenë shumë herë, ne mund të fitojmë”, tha Boljevic, i cili luan në skuadrën blege të Waasland-Beverenit.
Mali i Zi dhe Kosova luajnë të premten me fillim në ora 20:45 në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020.
“Nuk kemi presion, edhe pse është e qartë se jemi duke shkuar për tri pikë. Do të na mungojnë tifozët, por ndoshta ky do të jetë një tjetër motiv për ne – të luajmë për ata, të festojmë pas ndeshjes dhe të shkojmë së bashku në Republikën Çeke”, tha Boljevic.
Kosova është e rrezikshme, veçanërisht në sulm, me Milota Rashicën, sulmues i shpejtë i krahut te Werder bremenit si dhe një nga zbulesat e Bundesligës.
“Ata kanë disa lojtarë të shkëlqyer në sulm, ata bëjnë presing të thellë dhe këto janë cilësitë e tyre. Por ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë, që ne të kemi të drejtë në fund të takimit”, tha Boljevic.
Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A me një pikë, po aq sa ka edhe Mali i Zi i vendit të katërt që ka edhe një ndeshje më tepër se “Dardanët”. /Telegrafi/