Site icon Telegrafi

Anel Rashkaj: Do të jetë vështirë kundër çekëve dhe anglezëve, por ne kemi treguar paraqitje të mira

Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur sot në mbrëmje përgatitjet për dy ndeshjet tejet të rëndësishme të këtij muaji.

Dardanët sfidën e parë do ta kenë më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” ku takohen me Republikën e Çekisë, derisa tri ditë më pas do të përballen me Anglinë në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Pikërisht ndeshja në Prishtinë do të jetë me rëndësi të madhe, duke pasur parasysh faktin se çekët llogariten si konkurrent direkt të Dardanëve për një vend që dërgon në Evropian.

Anel Rashkaj ka thënë se në këto dy ndeshje do të kenë përballë dy prej skuadrave më të forta në Evropë.

“Janë skuadrat më të forta në grupin tonë. Jo vetëm në grupin tonë, por edhe në Evropë sidomos Anglia, por edhe çekët kanë kombëtare shumë të fortë dhe me një bagazh të madh në Evropian e Botëror”.

“Do të jetë vështirë, por ne kemi treguar lojë të mira, prandaj duhet të shfrytëzojmë vetëbesimin që e kemi. Luajmë në shtëpi dhe publikun e kemi me veti dhe shpresojmë në rezultate pozitive”, ka thënë Anel Rashkaj. /Telegrafi/

Exit mobile version