Site icon Telegrafi

Anel Rashkaj e ka një mesazh për Adnan Januzajn

Futbollisti që ishte për një kohë të gjatë kapiten i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, përcjellë me interes zhvillimet e fundit rreth skuadrës së Albert Bunjakut, ani pse më nuk po ftohet.

Para se të komentojë kualifikueset e Kampionatit Botëror të Kosovës, ai foli fillimisht për grupin e futbollistëve dhe yjeve që mund të vijnë, me theks të veçantë Adnan Januzaj.

“Kosova ka skuadër shumë të mirë, por që mund të bëhet akoma më e fortë me ardhjen e disa yjeve. Situata nuk është e lehtë, por futbollistët që nuk po ftohen nga përfaqësueset respektive, si për shembull Adnan Januzaj, duhet të vijnë te Kosova. Nuk shoh asnjë arsye pse mund të vendosin ndryshe. Nëse Januzaj nuk vjen te Kosova, sinqerisht s’do ta kuptoja vendimin e tij”, deklaroi Rashkaj për “GazetaOlle.com”.

“Tani kemi hyrë në një fazë tjetër, e cila është shumë më e vështirë dhe kërkon punë të madhe. Kualifikimet normalisht që janë shumë të vështira, por Kosova me ardhjen edhe të disa lojtarëve tjerë, mund të bëhet një ekip shumë i mirë dhe të ketë paraqitje dinjitoze”, shtoi Rashkaj.

Fantazisti ishte lider i Përfaqësueses së Kosovës edhe në miqësoret e para ndërkombëtare, duke marrë nota shumë pozitive për paraqitjet e tij në mesfushë.

Exit mobile version