Telegrafi

Aneks-marrëveshja nuk e ka bindur Zafirin ta votojë demarkacionin (Video)

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit, tha se presidenti Hashim Thaçi e ka kuptuar gabimin që ka bërë me nënshkrimin e demarkacionit në Vjenë.

Berisha tha se kjo u konfirmua me nënshkrimin e aneks-marrëveshjes, nga e cila nuk është bindur ende plotësisht për ta dhënë votën pro.

Lidhur me Gjykatën Speciale, ai tha se negativ për imazhin e Kosovës është themelimi i saj, por po aq i njëjtë është dëmi është bërë me tentim-zhbërjen e saj./RTV Dukagjini/Telegrafi/