Telegrafi

Andy Ruiz pranon brezin e artë të Snickers pas nokautit të Anthony Joshuas

Tashmë është bërë e ditur se Andy Ruiz është një adhurues i madh i çokollatave ‘Snickers’, ndërsa ka marrë një çmim special nga kompania që i prodhon.

Kampioni më i ri i peshave të rënda në botë, ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke bërë me dije se ai është fituesi i parë i brezit të artë të çokollatës së njohur.

“Kampioni i peshave të rënda i botës në Snickers ka arritur në Meksikë”, ka shkruar Ruiz në foton e publikuar në llogarinë e tij.

“Urime përsëri Andy Ruiz. Fitorja është e ëmbël, por po kështu është paketa që po dërgojmë”, i ka reaguar kompania e Snickers në foto.

Lexo po ashtu Promoteri Eddie Hearn tregon tri stadiumet ku mund të zhvillohet rimeçi Joshua - Ruiz

Meksikano-amerikani nuk ka qenë i turpshëm që të tregojë dashurinë e tij për çokollatat, mirëpo që për një boksier nuk është gjë e mirë kjo për shkak të peshës.

Ruzi e tronditi botën e boksit kur e nokautoi Anthony Joshuan në raundit e shtatë, duke i marr tre titujt e kampionit të botës, WBA, IBF dhe WBA, ndërsa do të ripërballet me britanikun në muajin nëntor ose dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/