Andy Ruiz Jr i ka habitur fansat e boksit duke refuzuar ta zhvillojë rimeçin me Anthony Joshua në Britani të Madhe.
Kjo pasi boksieri Dillan Whyte, që përfaqësohet nga njerëzit e njëjtë si Joshua, dështoi në një test të drogës, por u kthye me fitore ndaj Oscar Rivas të shtunën e kaluar në Londër.
Ruiz, 29 vjeç, ka reaguar ndaj lajmit në Twitter, duke hedhur një ‘bombë’.
Ai kërkon që rimeç me Joshuan të mbahet në SHBA, e jo në Britani të Madhe.
“Nuk do të shkoj në Britani të Madhe për rimeç, është një grackë”, ka shkruar meksikani.
I’m not going to the UK for the rematch #issasetup https://t.co/ahbMJkPWxi
— AndyRuizJr (@Andy_destroyer1) July 24, 2019
Ruiz e shkroi këtë pasi White u lejua të boksonte edhe pse kishte dal pozitiv në doping dhe beson që mund t’i ndodh e njëjta edhe atij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=z35c3V9sfXk