Dan Evans pret që Andy Murray të rikthehet në tenis për ndeshjet teke. Britaniku ka bërë të ditur te martën e kaluar se ishte gjithnjë e më i bindur të bënte një rikthim ne tenis, pas operacionit që iu nënshtrua në muajin janar.
Është ende në dilemë të madhe nëse ish-numri një i tenisit mund të rikthehet të luajë në Wimbledon në përballjet dyshe.
Evans ishte partner i Murrayt për dy herë në Wimbledon dhe ata madje luajtën një raund të golfit së bashku.
“Andy është i madh. Ai dukej mjaftë i lumtur, të jem i sinqertë, pak më i lumtur se sa normalisht, Po e godiste topin në mënyrë të mrekullueshme. Ne po ashtu kemi luajtur edhe golf në këto ditë. Ishim katër prej nesh që dilnim dhe luanim”, ka treguar Evans.
“Ai ishte i mirë dhe ai dukej mjaft i lumtur në vetvete, dhe shpresoj se mund të kthehet dhe të luajë përsëri. A është kjo verë shumë e shpejtë për një rikthim? Unë nuk e di. Nuk kam asnjë ide, por do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej bashkëlojtari i Andyt. /Telegrafi/