Andy Carroll po shijon një rilindje në karrierën e tij te Reading, dhe kishte shumë dashuri për sulmuesin anglez pasi bëri një largim të shkëlqyer të topit nga vija e portës në ndeshjen e së shtunës ndaj West Bromëich Albion.
32-vjeçari u detyrua të futej në rrjetë pasi u përpoq të largonte me kokë një krosim në hyrje, por çuditërisht u rikuperua në kohë për të bërë një tjetër largim nga vija e portës.
Carroll fitoi shumë lëvdata pas veprimit të tij dhe një tjetër paraqitje të përzemërt me fanellën e Royals, pavarësisht se ishte në skuadrës që po humbte 1-0.
Andy Carroll, how have you managed that ??? #ReadingFC #WBA pic.twitter.com/WSk4KwMrOL
— 106 Chat (@106Chat) December 11, 2021
Ish-sulmuesi i Newcastle United iu bashkua klubit nga Berkshire si lojtar i lirë muajin e kaluar dhe që atëherë ka shënuar dy gola në pesë paraqitje për skuadrën e Championship.
Ato gola erdhën në fitoren 3-2 në udhëtim te Swansea City dhe një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Hull City.
Carroll mund të jetë vendimtar në luftën e Reading për të mbetur në kategori.
Shumë tifozë e duan pasi ai duket se po shijon sërish futbollin e tij, pavarësisht se thuhet se fiton vetëm 1000 funte në javë. /Telegrafi/
This is so aesthetically pleasing.
As far as I’m aware, Andy Carroll is only being paid £1,000 a week; he just wants to play and this clip shows that perfectly. https://t.co/HhJQumQOZj
— HLTCO (@HLTCO) December 11, 2021