Ish-gjyqtari Juan Andujar Oliver beson se Antonio Mateu Lahoz veproi drejt që nuk ia dha Jordi Albas kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje në Fede Valverde.
Mbrojtësi i majtë i Barcelonës u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të si pjesë e një fërkimi me Dani Carvajal.
Ndërkaq, ai nuk u penalizua kur ndërhyri në Valverden në minutën e 33-të të derbit të madh spanjoll, ‘el Clasico’. Ndërsa Andujar Oliver beson se vendimi i gjyqtarit të ndeshjes ishte i drejtë.
“Nuk kishte ndërhyrje për karton të verdhë në Valverden. Nuk ishte njësoj si kartoni i verdhë që iu tregua Viniciuesit për ndërhyrjen e palejuar në Semedon”, ka thënë ish-gjyqtari për Radio MARCA.
Real Madridi e fitoi me rezultat 2-0 derbin në Santiago Bernabeu dhe u rikthye në maje të tabelës së La Ligas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ugbg4XYb4OA