Këngëtari i njohur Sinan Hoxha feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 43-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Por, urimin më të veçantë, këngëtari nga Shqipëria e ka pranuar nga bashkëshortja e tij, Andrra Destani.
Kjo e fundit, vendosi të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi të çiftit, të realizuar në dasmën e tyre.
Në fotografi, ata shfaqen duke i dhuruar një puthje pasionante njëri-tjetrit.
‘Gëzuar ditëlindjen jetë’, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Pëlqimet dhe urimet nga ana e ndjekësve të saj të shumtë nuk kanë munguar.
Andrra dhe Destani shquhen pa dyshim si një prej çifteve më të dashur të showbizit shqiptar. /Telegrafi/