Çifti i njohur i showbizit, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, ku kanë rrëfyet të pathënat e tyre deri më tash.
Ata nuk lanë pa përmendur detajet e dasmës, duke cituar këtu edhe mënyrën se si kanë ardhur deri te njohja.
Mesa duket ka qenë profesioni prej këngëtari ai i cili i ka mundësuar Sinanit njohjen me bukuroshen Destani.
“Isha me një shoqen time në një qendër tregtare dhe i kërkuam të bënim një foto. Ndërsa ai filloi të më ngacmonte. Më tha: ‘Je shqiptare apo braziliane?’ Dhe nga aty filloi historia jonë”, ka deklaruar Andrra.
Ndërkohë, Sinani vazhdoi tregimin duke kujtuar këtë moment të veçantë.
“Më vijnë të dyja përballë, shoqja e saj ishte fanse e flaktë. Kur erdhën afër, sa e kam parë Andrrën, kam thënë me vete: ‘O zot sikur të ishte gruaja ime kjo!’ Me shumë zor i mora në kafe dhe fillova ta ngacmoj, ndërkohë që shoqja e saj nuk po e kuptonte fare sepse e kishte mendjen tek autografi!”, ka thënë këngëtari Hoxha.
Ndryshe, dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në gusht të vitit 2017, ndërsa kanë së bashku një fëmijë. /Telegrafi/