Andrew Tate ka vendosur kushte që ai të luftojë me yllin e UFC-së, Conor McGregor.
Ish-kikboksieri Tate ka bërë famë në mediat sociale për pikëpamjet e tij të diskutueshme, me luftëtarin amerikano-britanik të përjashtuar nga Facebook dhe Instagram në fillim të këtij viti.
Tate pretendon se ka mbretëruar si katër herë kampione botëror në kikboks, pasi doli në pension me një rekord profesional prej 43 fitore dhe 9 humbje.
Ai ka luajtur me idenë për t’u rikthyer pasi u thirr nga YouTuberët e konvertuar në boksierë si, Logan e Jake Paul dhe KSI.
Një luftë e mundshme me ish-kampionin e UFC-së në dy pesha, McGregor, qoftë në tetëkëndësh ose në ringun e boksit, është shpallur si një tjetër opsion i mundshëm.
Por, Tate thotë se duhet të ketë një “problem personal” me McGregor që të zhvillohet një luftë.
“Kjo është një çështje interesante, mendoj”, i tha ai Rob Moore, kur u pyet nëse do të konsideronte një luftë me McGregor.
“Do të thotë ai është ende në kulmin e tij, unë jam shumë më i madh se ai. Ai është shumë i mirë, shumë i aftë”.
“Ne sigurisht që do të kishim shumë biseda të mira për gjëra të ndryshme. Do të bënte shumë para, por përsëri do të më duhej një problem personal me të për ta luftuar”, ka vazhduar ai.
McGregor nuk ka luftuar që nga thyerja e këmbës kundër Dustin Poirier në UFC 264 në korrik 2021. /Telegrafi/