Pas lirimit të tij dhe të vëllait të tij nga burgu në Rumani, Andrew Tate, ka lëshuar një deklaratë për të provuar më tej dhe për të pastruar emrin nga çdo gjë.
Dyshja ishin në burg për akuza për trafikim seksual, përdhunim dhe për pastrim parash.
Ishin autoritetet rumune që hynë për të arrestuar dyshen në shtëpinë e tyre. Ata janë mbajtur në paraburgim për tre muaj, por së fundmi u liruan dhe u vunë në arrest shtëpiak.
Investigated and followed for over a year across the planet. Subject any “normal” man to this – see what appears.
No charges, zero sexual perversions or immoralities.
My detractors are too hate filled to realise, I am cleaner than 99.9% of the people you walk past in the mall.
— Andrew Tate (@Cobratate) April 1, 2023
Hetimi është ende në vijim dhe fakti që tani janë në arrest shtëpie nuk do të thotë se është fundi i halleve të tyre.
Nuk kaloi shumë kohë dhe Tate ka folur për situatën me ndjekësit e tij në rrjetin social, Twitter.
“I hetuar dhe ndjekur për më shumë se një vit në të gjithë planetin”, tha ai.
“Kritikuesit e mi janë shumë të mbushur me urrejtje për ta kuptuar, unë jam më i pastër se 99.9% e njerëzve që u kaloni pranë në një qendër tregtare”, vazhdon në postim Andrew.
Afatet e sakta të arrestit shtëpiak nuk dihen plotësisht, si për shembull çfarë ndodh me koleksionin e makinave që Tate kishte në shtëpinë e tij të cilat u sekuestruan nga autoritetet.
Nuk ka ende asnjë fjalë nëse ata do t’i kthehen pronës apo jo, ndërkohë që hetimet vijojnë.
Pritet që çdo gjë e sekuestruar gjatë arrestimit do të mbetet në posedim të autoriteteve dhe do të kthehet në Tate vetëm nëse vërtetohet se janë të pafajshëm për veprat e tyre të supozuara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5A3SpufD3q4