Ylli i Benficas, Anderson Talisca tërthorazi ka bërë të ditur se dëshiron të jetë pjesë e Manchester Unitedit.
Braziliani i huazuar te Besiktasi ka ndjekur kohët e fundit Marcus Rashford në Instagram, diçka që ka ngazëllyer fansat e Unitedit.
Gazetari i njohur Fırat Günayer zbuloi këtë javë se “Talisca ka nënshkruar një marrëveshje paraprake me Manchester Unitedin.
“Mirëpo, Benfica ende nuk ka rënë dakord me britanikët. Ata po takojnë edhe klubet e tjera për ta shitur për një shumë më të madhe”.
“Besiktasit janë gjithashtu të gatshëm ta blejnë dhe ta shesin në një klub tjetër. Liverpool, ndërkohë, po këmbëngul që ta bëj për vete futbollistin e Benficës”.
Pos këtyre dyja klubeve, edhe skuadra e Romës është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese. /Telegrafi/