Ish-politikani zviceran Andreas Gross konsideron se Maqedonia duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj, për t’u barazuar gjuha shqipe dhe maqedonase.
Ai thotë se dy gjuhët duhet që të jenë zyrtare që të mund të shfrytëzohet në mënyrë të barabartë në të gjithë rajonet e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai e bazon këtë propozim në vetë shtetin e tij, Zvicrën. Më tej, Gross propozon që maqedonasit ta mësojnë gjuhën shqipe dhe shqiptarët gjuhën maqedonase./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9bbJRjMIkX4