Milani ka gjetur edhe golin e katërt në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Austria Viennas.
Është sulmuesi portugez, Andre Silva, i cili ka shënuar golin e dytë personal në këtë ndeshje për epërsinë 4-1.
Goli i talentit portugez erdhi në minutën e 70-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas asistimit të Hakan Calhanouglu. /Telegrafi/