Milani mund të shesë sulmuesin portugez Andre Silva në Monaco për 32 milionë euro, raportojnë mediat italiane.
Edhe pse anglezët e Wolverhampton Wanderers janë gjithashtu të interesuar, 22-vjeçari do të preferonte një klub si Monaco, me Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.
Portugezi u nënshkrua nga Porto një vit më parë për 38 milionë euro, por nuk arriti të lë gjurmë në Serie A, duke shënuar vetëm dy gola në 24 paraqitje.
Silva ishte shumë më i mirë në Ligën e Evropës, duke gjetur rrjetin tetë herë në 14 ndeshje.
Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, kuqezinjtë do të ishin të gatshëm të bënin një humbje prej gjashtë milionë eurove në shitjen e tij.
Agjenti Jorge Mendes besohet të jetë duke e shtyrë atë drejt Monacos për një ndryshim pamjeje pas dështimit në Serie A.
Kjo histori del në të njëjtën ditë kur sulmuesi aktual i Monacos, Radamel Falcao, tha se ai ishte “i nderuar” që lidhet me Milanin, kështu që marrëveshja e shkëmbimit nuk është jashtë diskutimit.
Gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë risi në relacionin Milan-Monaco, me ndonjë shitblerje apo shkëmbim eventual. /Telegrafi/