Mediat italiane raportojnë se Milani ka arritur marrëveshje me Porton për transferimin e Andre Silvas në San Siro.
Sipas këtyre njoftimeve, shuma e blerjes do të jetë 38 milionë euro, ndërsa pritet që lojtari t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore gjatë ditës së hënë.
21-vjeçari dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, kanë qëndruar në zyrat e Milanit, ku janë takuar me drejtorët Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli për të arritur marrëveshje.
Kushtet personale tashmë janë zgjidhur dhe lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Klauzola e Silvas për prishjen e kontratës me Porton është 60 milionë euro, mirëpo duke qenë se klubi portugez ka probleme me rregullat financiare, do ta shesë atë për 38 milionë euro. /Telegrafi/