Andre Silva është lojtari më i ri i Milanit në këtë afat të ri kalimtar veror.
Portugezi ka thënë mezi pret të fillojë aventurën në Milano pasi kjo është një mundësi e madhe.
“Jam i impresionuar dhe i befasuar nga kjo mundësi. Jam shumë i lumtur që jam këtu te Milani, ndjenjë e mirë, e di historinë dhe madhështinë e klubit”.
“Trashëgimtar i CR7? I qetë, ai është idoli im, por duhet të punoj shumë para se të mendoj gjëra të tilla. Është një ëndërr të jesh këtu, siç thash më herët, të gjithë e dimë madhështinë e kuqezinjve dhe kampionëve të cilët kanë luajtur këtu. Do të jap më të mirë për këto ngjyra, për të fituar me këtë fanellë”.
“Një ose dy këshilla? Nuk jam trajner, ai vendos për skuadrën”, ka thënë Silva për MilanNews.it. /Telegrafi/