Ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, në një intervistë për TV21 deklaroi se kryesuesi i seancës konstituive është më i përgjegjshmi për bllokimin e Kuvendit. Sipas tij, Veljanoski vepron jashtë kompetencave të tij dhe merr vendime për propozimet për të cilat duhet të deklarohen deputetët.
“Seanca është zhvendosur edhe nga Rregullorja, edhe nga praktika botërore. Detyra e menjëhershme e shumicës tani është që të insistojë që të kalohet në pikën e radhës. Ata dhanë propozim, por Trajko Veljanoski vendosi vetë. Në rrethana normale kryetari i Kuvendit nuk mund të bëjë një gjë të tillë. Ai nuk ka të drejtë të vendosë për një propozim, për të cilin nuk duhet të japë deklaratë Kuvendi”, tha Andov.
Bllokimi i Kuvendit dhe kriza e thellë politike për të cilën tani për tani nuk ka zgjidhje, Andov mendonë se u bënë dëm qytetarëve të vendit, duke mos e përjashtuar mundësinë për sanksione nga ana e bashkësisë ndërkombëtarë./Telegrafi/