Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov ka theksuar se marrëveshja me Bullgarinë është e nevojshme dhe se nuk kemi çështje për të cilat me Bullgarinë nuk mund të kuptohemi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo marrëveshje është e domosdoshme dhe shumë e mirë. Në atë mënyrë do të përmirësojmë situatën (atmosferën), jo vetëm në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, por në përgjithësi në tërë rajonin. Për mua, pas nënshkrimit të marrëveshjes, marrëdhëniet e kontratës plotësisht do të normalizohen dhe do të kemi marrëdhënie të ngushta fqinjësore”, ka thënë Andov.
Ai pret gjëra që disa çështje të shtyhen, por marrëveshja duhet t’i përshkruaj drejtimet kryesore. /Telegrafi/