Profesori Oliver Andonov, që konsiderohet si i afërt me OBRM-PDUKM në një intervistë për të përditshmen “Veçer” ka komentuar situatën politike në vend. LSDM nuk po tregohet e sinqertë me Marrëveshjen e Përzhinos, ka thënë Andonov, duke respektuar vetëm ato pika që i konvenojnë, siç është pjesëmarrja në qeveri. Kur vjen fjala te mbajtja e zgjedhjeve LSDM bën çmos që ato të mos mbahen, duke u frikuar nga mbështetja e dobët që ka, njofton Zhurnal, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sa i takon përgjimeve telefonike, Andonov është i mendimit se Zaevi nuk i ka dorëzuar të gjitha materialet që i posedon në Prokurorinë Speciale. Dëshmi për këtë janë materialet e gjetura te Zoran Bozhinovski dhe te rasti tashmë i mbyllur “Fabrika”. Andonov ka tërhequr paralele ndërmjet politikanit opozitar rus Nemcov i cili u vra në qendër të Moskës dhe kryetarit të LSDM-së Zaev.
“Nemcovi u përpoq të bënte të njëjtën gjë në Rusi. Morri para nga Sorosi, premtoi rezultate por nuk i arriti. Si përfundoi ai? E vranë çeçenët dhe u munduan t’ia hedhin fajin Putinit.” është shprehur Andonov, i cili parashikon që Zaevi shumë shpejt ta humbë përkrahjen e ambasadorëve të huaj por edhe të strukturave brenda partiake./Telegrafi/