Site icon Telegrafi

Andonov – Bezak: Bashkëpunimi policor Maqedoni – Sllovaki, mjaft i rëndësishëm

Ambasadori i republikës sllovake në Shkup, Martin Bezak, i shoqëruar nga zv. ministri plotësues, Oliver Andonov, i kanë vizituar policët sllovak në Dojran, të cilët ndihmojnë policinë vendase në menaxhimin e krizës së migrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, bashkëpunimi policor i të dy vendeve u vlerësua si mjaft të rëndësishmë, posaçërisht në atë që u tha, në shtypjen e krimit të organizuar transnacional, migrimit ilegal dhe trafikimit me migrantë.

Deri në fund të këtij viti, pritet që në maqedoni të vijë edhe një kontigjent policësh sllovak, që do të jetë i pesti me radhë, ndërkaq pritet që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm. Tani për tani, në Maqedoni ka 25 policë sllovak./Telegrafi/

Exit mobile version