Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hotin, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që ta shkarkojë këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi.
Këtë reagim, Hoti e bëri pas deklaratës së Gashit, i cili ka thënë se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës, transmeton Telegrafi.
“Të lutëm kryeministër Albin Kurti. Jo si anëtar i ndonjë partie politike, por si djali i një heroi të Kosovës, apo si djali i Ideologut tënd (kështu ke deklaruar) Ukshin Hotit, si nip i një dëshmori të kombit nga radhët e UÇK-së, si djali axhës i një tjetër ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si nip i disa Ushtarëve të UÇK-së, si djalë i 2 të burgosurve politik, si nip i një të burgosuri politik, por gjithashtu si një djalë i rritur në sakrificat më të rënda përballë Serbisë, PO TË LUTEM: SHKARKOJE KËTË ZAGAR! Dhe jo vetëm! Të lutem dërgoje në Prokurori”, ka shkruar Hoti.
Hoti tutje në reagimin e tij ka shkruar se “pavarësisht mendimeve tona politike, që mund të jenë të kundërta, asnjëherë nuk e kam menduar një anti-shqiptarizëm tek ju, e as nuk dua ta mendoj. Të lutem”./Telegrafi/