Telegrafi

Andi Ramaj, 4 vjeçari që preu flokët për t’ia dhuruar bashkëmoshatarëve në nevojë

Edhe pse vetëm 4 vjeçar, Andi i vogël ka një zemër të madhe dhe plot ëndrra.

Ai ka dëshirë që në të ardhmen të bëhet një mjek, ndërsa ndihmën për njerëzit vendosi ta fillojë qysh tani.

I rritur me fjalët e prindërve se t’i ndihmosh të tjerët është një nga veprimet më të mira që mund të bëjë një njeri, Andi i vogël vendosi që t’i prej flokët për herë të parë dhe t’i dhuroj për fëmijët e prekur nga sëmundja e kancerit.

“Unë jam Andi Ramaj, 4 vjeçar. Sot kam vendosur t’i pres flokët dhe t’i dhuroj për bashkëmoshatarët”, tha ai me plot emocione dhe lumturi.

Flokët e Andit do të shkojnë si donacion në Organizatën, Cure2children Kosova. Ai shpreson që sa më shumë fëmijë të inspirohen nga nisma e tij dhe të veprojnë njësoj, pasi tashmë e dinë edhe adresën e duhur ku duhet t’i dërgojnë flokë.

Ndryshe, pasi u takua me Andin, me plot vullnet dhe pa hezitim inicativës iu bashku edhe berberi Riza, duke prerë flokët së bashku me të në shenjë solidarizimi për personat e prekur nga sëmundja e kancerit.

Telegrafi e ndoqi Andin në këtë rrugëtim, dhe videon e cila do t’ua mbush zemrën plot ua sjellim më poshtë: