Gjatë pjesëmarrjes në emisionin televiziv “Shiko kush luan” në ekranin e Top Channel, Andi Lila është dashur t’iu përgjigjet edhe disa pyetjeve ngacmuese në lidhje me bashkëlojtarët te Kombëtarja e Shqipërisë.
Në deklaratat e tij nuk kanë munguar edhe disa gjëra interesante për djemtë e skuadrës që kanë të bëjnë edhe me jetën e tyre private.
Mbrojtësi shqiptar ka treguar se miku i tij më i ngushtë nga futbollistët që luajnë të Kuqezinjtë është Sokol Cikalleshi. Ndërkaq, kur është pyetur se cili nga lojtarët është më i suksesshëm me femrat, Lila e ka thënë emrin e Bekim Balajt.
Kujtojmë që në të kaluarën ka pasur thashetheme për një lidhje të pretenduar të Balajt me prezantuesen e njohur, Ilda Bejleri.
Po ashtu, është thënë se prezantuesja tjetër, Einxhel Shkira, ka pasur një romancë me lojtarin. Madje, ajo kishte pranuar në një emision televiziv se ka pasur diçka mes tyre. /Telegrafi/