Site icon Telegrafi

Andi Artani reagon për herë të parë pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, shpreson në fitoren e Gresa Hotit

Banori nga Peja, Andi Artani ishte i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Kosova.

Pas 91 ditësh qëndrimi në shtëpinë e famshme, Andi rezultoi më i votuari për t’u larguar mes Gresës, Mbresës dhe Brunos.

Pas daljes, Andi ka bërë reagimin e parë në llogarinë e tij në Instagram që i dedikohej banores tjetër me të cilën ai krijoj një lidhje dashurie gjatë qëndrimit në BBVK, Gresa Hoti.

Foto: Andi Artani/Instagram

“Votoni për Gresën. Dashurinë e jetës time me ma dërgu në finale dhe drejtë fitores”, ka shkruar Andi sipër një imazhi të Gresës.

Lexo po ashtu Xhuli Nura pranon se ka përdorur lëndë narkotike për qetësim

Tutje, Andi ka publikuar edhe disa foto ku shihet me Gresën gjatë rrugëtimit të tyre të përbashkët në BBVK ku shkruan: “Qe qysh është me qenë 2 në 1”.

Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e Big Brother VIP Kosova dhe fituesi do të shpërblehet me 200 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version