Telegrafi

Andi Artani: Posedoj elemente që mund të ma japin fitoren e Big Brother VIP Kosova

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur nisi Big Brother VIP Kosova dhe tashmë konkurrentët e këtij formati janë bërë mjaft të komentuar.

Në mesin e tyre edhe banori nga Peja, Andi Artani, i cili është në mesin e të nominuarve të kësaj jave.

Por, ish-konkurrenti i emisioni të dashurisë “Përputhen” thotë se beson në potencialin e tij dhe se ka elemente që do të mund ta fitonte çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Andi përderisa ka shijuar darkën e të nominuarve është përgjigjur edhe pyetjeve të bëra posaçërisht për të.

“Pse ende nuk e ke bërë kërkesën për tu larguar nga Big Brother?”, ka qenë një nga pyetjet drejtuar Andit.

“Se kam bërë kërkesën sepse nuk ka përfunduar akoma dhe nuk e kam fituar akoma, është një pyetje ironike. Nuk më ka humbur durimi, durimin e kam pikën më të fortë. Posedoj elemente që munden me më dërguar deri tek fitorja duke përfshirë: edukatën dhe kulturën brenda në bashkëjetesë”, ka thënë Andi.

Thekosjmë që Andi brenda shtëpisë së famshme ka krijuar një lidhje dashurie me modelen Gresa Hoti.

Lexo po ashtu Gresa flet për lidhjen me Andin: Kam menduar që nuk ekziston një djalë si ai, dua të jem me të deri në fund të jetës

Modelja madje së fundmi foli për romacën e dyshes duke thënë se shpreson që marrëdhënia e tyre të vazhdojë edhe jashtë dhe të jenë bashkë deri në fund të jetës. /Telegrafi/