Influencuesi i rrjeteve sociale dhe xhudisti Andi Artani, ka qenë këtë vit mjaft i përfolur në media.
Pjesëmarrja e tij në spektaklin Big Brother VIP Kosova dhe rrugëtimi deri në një fazë të rëndësishme të lojës, e ktheu atë në vëmendjen mediatike pas aventurës së tij në “Përputhen”.
Ai madje krijoi edhe një lidhje me modelen e njohur shqiptare, Gresa Hoti, me të cilën u nda as pak kohësh.
E mesa duket, Andi së fundmi ka marrë një vendim drastik mbi jetën e tij, duke zgjedhur të largohet krejtësisht nga Kosova.
Këtë bukuroshi nga Peja e bëri të ditur përmes një fotografie në InstaStory, ku shfaqet pasaportën amerikane bashkë me mbishkrimin ku njoftonte zhvendosjen.
“Mirupafshim Kosovë! Koha për kapitullin e ri të jetës. New York City pritëm”, ka shkruar Andi në mbishkrimin e fotografisë.
Xhudisti pejan përndryshe ka jetuar edhe më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/