Andi Artani po ashtu është një nga banorët që ka marrë vëmendje të madhe gjatë kësaj kohe në Big Brother VIP Kosova.
Ai u bë i njohur nga emisioni i dashurisë “Përputhen”, gjersa ka zbuluar pak më shumë nga lidhja që krijoi brenda me konkurrenten Jasmina Kadriu.
“Me këtë vajzën kemi pasur gjashtë takime, unë u deklarova për të mandej. Jam shumë njeri paqësor, i kuptueshëm, ama po të vij tani ty e po të shaj kështu, nuk po them që ma ka bërë mua, mua ma ka bërë në forma të tjera. Ajo edhe në shoqëri ia zinte frymën shoqeve të veta, leje më mua që më ka shikuar në mënyrë tjetër”, ka thënë ai.
Tutje, Andi ka theksuar se askush nuk mund ta detyrojë që ta do dikë.
“Mua nuk mundesh me zor me më shti me të dashtë”, u shpreh Artani.
“Shëndeti yt mendor është ma i rëndësishëm se gjërat e tjera, nuk mundem me zor dhe pikë”.
Për eksperiencën e tij në programin e dashurisë, banori i BBVK theksoi se ka qenë shumë i kërkuar nga vajzat.
“Mua më kanë zgjedhur të gjitha por çfarë të bëj”. /Telegrafi/