Sulmuesi anësor i Lazios, Felipe Anderson, e ka kompletuar transferimin te West Ham United, për 30 milion plus 20 për qind të kartonit pas shitjes.
Sky Sport Italia dhe Gianluca Di Marzio, e bëjnë si marrëveshje të kryer.
Çmimi i kërkuar fillimisht ishte 50 milionë euro, por Lazio beson në forcën e lojtarit.
Lazio beson që ai do të tregojë vetën në Ligën Premier dhe do të shitet te ndonjë skuadër më e madhe.
Për këtë Lazio i ka mbajtur 20 për qind të kartonit nëse Felipe Anderson largohet nga West Ham.
Drejtori sportiv Igli Tare pritet të fluturojë për në Londër që ta mbyllur marrëveshjen gjatë ditës së sotme (e enjte).
Sipas Il Messaggero, Tare do të flas edhe për Jordan Lukakun. Mbrojtësi i majtë 23 vjeç pëlqehet po ashtu nga anglezët.
Ai do të luajë me Belgjikën në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/