Michy Batshuayit i është konfirmuar nga Frank Lampard se nuk është në planet e tij për këtë sezon, andaj po mendon që ta largon në ditën e fundit të afatit kalimtar.
France Football raporton se Anderlechti po tenton ta transferojë sulmuesin belg në formë huazimi nga The Blues.
Sulmuesi 25-vjeçar është bërë cak i skuadrës belges, pasi dështuan ta transferojnë Mbaye Diagnen nga Galatasaray, që kaloi te Club Brugge në formë huazimi.
Batshuayi pas javës së katërt në Ligën Premier ka arritur të bëjë vetëm një paraqitje te Chelsea, andaj po e kërkon largimin.
Në fillim u raportua se belgu do të qëndrojë në Stamford Bridge, mirëpo tani është shumë afër të largohet në orët e fundit të afatit të transferimeve. /Telegrafi/