Site icon Telegrafi

Ancelotti: Verratti nuk e donte Barçën, por kontratë të re

Carlo Ancelotti ka thënë se mesfushori italian i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti nuk ka dashur të bashkohet me Barcelonën, por sipas italianit ai donte një kontratë më të mirë sesa e kishte.

Verratti ishte shumë i lidhur me Barcelonën gjatë verës, por përfundimisht qëndroi te gjiganti francez nga Ligue 1, PSG.

Lexo po ashtu Formacioni me 11 lojtarët që Barcelona dështojë t’i transferojë gjatë verës (Foto)

Por, trajneri që e mori atë në Parc des Princes, Ancelotti, tani trajneri i Bayern Munichut, pranoi se nuk i pëlqente sjellja e bashkëkombësit të tij italian në shtypjen e punëdhënësve të tij.

“Nuk më pëlqejnë ato gjëra, atë lloj sjelljeje”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Le Figaro përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve me gjigantët francezë.

Ancelotti ishte si një baba për Verrattin

“Shumë lojtarë duan të largohen nga klubet e tyre kur afati i transferimeve është i hapur, por nuk e di nëse ata me të vërtetë dëshirojnë të përmirësohen apo vetëm për përmirësimin e kontratave të tyre”.

Lexo po ashtu PSG do t’ia dyfishojë pagën Verrattit

“Verratti? Ai donte një kontratë më të mirë. Unë e njoh mirë!”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Ancelotti ka qenë trajneri Verrattit te PSG-ja nga dhjetori i vitit 2011 deri në qershor të vitit 2013, ku ka kanë fituar së bashku një trofe të Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version