Telegrafi

Ancelotti tregon ndryshimin kryesor të Benzemas nga koha e parë si trajner i Real Madridit dhe tetë vjet më vonë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për ndryshimet e sulmuesit Karim Benzema nga koha kur u bë për herë të parë trajner i Los Blancos dhe tani që erdhi tetë vjen më vonë për periudhën e dytë.

Duke folur përpara ndeshjes së Real Madridit me Elchen, Ancelotti ka thënë se ishte i kënaqur me çmimin pasi ishte pjesërisht për shkak të punës së ekipit.

“Jemi shume te gëzuar. E ndiejmë se është pjesërisht e jona. Ai ka thënë se është shumë krenar për këtë çmim, ka falënderuar edhe të gjithë bashkëlojtarët e tij sepse është pikërisht ky, një çmim individual falë ndihmës së një ekipi. Të gjithë e kemi uruar”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Marca.

Kjo është sigurisht periudha e dytë e Ancelottit në krye të Real Madridit dhe me Benzeman në ekip gjithashtu. Ai u pyet se çfarë kishte ndryshuar te francezi gjatë tetë viteve që kur ishte larguar dhe tani.

“Ai definitivisht ka shumë më shumë përgjegjësi dhe ndihet shumë më shumë si një lider në këtë ekip sesa tetë vjet më parë. Teknikisht nuk ka ndryshuar shumë, cilësia e tij është e njëjtë”.

“Ajo që ka ndryshuar është përgjegjësia dhe qëndrimi i tij ndaj ekipit, duke qenë shumë më tepër një lider”, perfundpi trajneri i Real Madridit.

Benzema padyshim që e mori seriozisht atë rol sezonin e kaluar, duke shënuar gola të mëdhenj dhe dhuroi momente magjike herë pas here. /Telegrafi/