Telegrafi

Ancelotti tregon fjalët që ia tha Kloppit në fund të ndeshjes

Carlo Ancelotti, Jurgen Klopp (Fotomontazh: Getty Images/Guliver/EPA)

Carlo Ancelotti e ka lëvduar Napolin për fitoren prej 2-0 kundër Liverpoolit, ndërsa ka treguar se çfarë i kishte thënë Jurgen Kloppit.

Një penallti nga Dries Mertens dhe një gabim i Virgil van Dijk i shfrytëzuar nga Fernando Llorente, ia siguroi skuadrës italiane tri pikë.

Lexo po ashtu Klopp: Ishte ndeshje e çmendur, nuk ishte penallti

“Është gjithmonë vështirë kundër Liverpoolit, që nga minuta e parë deri tek e fundit. Duhej ta sakrifikonim veten, por duke mos e humbur identitetin tonë”, ka deklaruar strategu italian për Sky Sport Italia.

Carlo Ancelotti (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kjo është hera e katërt që Ancelotti e ka mposhtur klubin anglez edhe atë me katër klube të ndryshme, ndërsa Napoli e kishte mposhtur kampionin edhe në edicionin e kaluar në fazën grupore në San Paolo.

Trajneri i Partenopei kishte bërë shaka me Jurgen Kloppin në fund të ndeshjes dhe ka treguar se çfarë i kishte thënë.

Jurgen Klopp (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“I thash të mos shqetësohet, sepse nëse humb këtu, ka mundësi që ta fitojë Ligën e Kampionëve. E sigurova për këtë!”, ka deklaruar italiani duke iu referuar fitores në sezonin e kaluar. /Telegrafi/