Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thurë elozhe për ish-lojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, të cilin e ka cilësuar si më të mirin në histori.
Ronaldo shënoi së fundmi golin e tij të 923-të në karrierë para se të mbushte 40 vjeç.
Ish-trajneri i tij, Ancelotti, u pyet nëse ai beson se Cristiano ishte më i miri ndonjëherë në sytë e tij.
Përgjigja e trajnerit italian ishte pozitive duke e cilësuar sulmuesin portugez si më të mirin në histori.
“Cristiano ka shënuar dhe po shënon një epokë. Për mua, ai është më i miri”.
“Gjithashtu sepse më ndihmoi shumë me golat që shënoi. Më bëri të ndihem i qetë në stolin e Real Madridit”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/