Telegrafi

Ancelotti: Skuadra e Real Madridit është më e mirë se ajo e sezonit të kaluar

Carlo Ancelotti mbeti në një humor pozitiv pavarësisht humbjes 1-0 të Real Madridit në El Clasico ndaj Barcelonës në Las Vegas.

Trajneri ishte optimist në komentet e tij pas ndeshjes dhe madje tha se skuadra e këtij viti është superiore ndaj asaj që fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

“Mendoj se tani kemi një skuadër më të mirë se ajo që kishim vitin e kaluar”, deklaroi fillimisht italiani pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Barcelona triumfon në El Clasicon para-sezonale ndaj Real Madridit, Raphinha shënoi gol të çmendur

“Në stërvitje shihet se ka edhe më shumë intensitet”.

“Mendoj se ka pasur shumë intensitet në këtë ndeshje, veçanërisht në pjesën e parë dhe kam menduar se ishte një lojë e barabartë”.

Lexo po ashtu “Ishim më mirë se Real Madridi”, Xavi i kënaqur me fitoren e Barcelonës në El Clasico

“Unë u përpoqa të shpërndaj minutat mes lojtarëve. Doja të luanin disa lojtarë më të rinj”.

“Në përgjithësi, më pëlqeu kjo paraqitje kundër një kundërshtari të fortë”, përfundoi Ancelotti. /Telegrafi/