Real Madridi u rikthye nga humbja e së dielës nga Atletico Madrid duke mposhtur Las Palmas me rezultat 2-0 në “Santiago Bernabeu”, një rezultat që i bëri ata të ngjiten mbi Barcelonën në vendin e dytë në renditje.
Ishte një mbrëmje komode për nikoqirët, me golat e Brahim Diaz dhe Joselu Mato – ky i fundit tani ka shënuar në katër ndeshjet e tij të fundit në La Liga.
Carlo Ancelotti ishte i kënaqur me punën e ekipit, megjithëse ai konfirmoi se opsionet e tij mbrojtëse janë dobësuar për udhëtimin e kësaj fundjave në Girona.
“David Alaba nuk do të luajë kundër Gironas. Rudiger ka pësuar një goditje”, deklaroi ai.
Alaba u desh të zëvendësohej në pjesën e parë dhe mbrojtësi austriak thuhet se ka pësuar një dëmtim. Rudiger duket më pak serioz, gjë që është një lajm i mirë, por Real Madrid tani ka vetëm një qendërmbrojtës të lartë plotësisht të përshtatshëm, ai është Nacho Fernandez.
https://telegrafi.com/real-madridi-fitore-komode-ndaj-las-palmas/
Kjo mund t’i shkaktojë probleme Real Madridit në javët në vijim, dhe veçanërisht kundër Gironas së kryet të tabelës, me të cilën do të përballen në Katalonjë këtë fundjavë. /Telegrafi/