Telegrafi

Ancelotti: Sanches mund të largohet

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti pranon se objektivi i Milanit dhe Manchester Unitedit, Renato Sanches mund të largohet këtë verë.

Mesfushori portugez bëri vetëm gjashtë paraqitje si titullar në Bundesliga sezonin e kaluar pas transferimit të tij nga Benfica, dhe ai ka qenë gjithnjë e më i lidhur me Rossonerët dhe Djajtë e Kuq në javët e fundit.

Lexo po ashtu Man Unitedi rivalizon Milanin për Sanchesin

Në fillim thuhej se Sanches nuk ka gjasa të largohet nga Bavarezët, por tani diçka ka ndryshuar dhe është vet trajneri i Bayernit, Ancelotti, i cili ka theksuar se portugezi mund të largohet.

“Afati kalimtar i transferimeve përfundon më 31 gusht dhe tani Renato Sanches po stërvit dhe punon me ne”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Lexo po ashtu Milani ofron 47 milionë për Renato Sanchesin

“Ne kemi kohë për të marrë një vendim së bashku. Ka një shans që ai të mund të largohet, por ai gjithashtu mund të qëndrojë me ne”, përfundoi italiani.

Çmimi i talentin 19-vjeçar besohet të jetë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/