Telegrafi

Ancelotti: Ronaldo e meritoi ‘Topin e Artë’

Carlo Ancelotti vlerëson pozitivisht sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sipas trajnerit të Bayern Munich, Cristiano Ronaldo meritoi të fitojë ‘Topin e Artë’, pasi këtë vit fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë, teksa beson që formën e lartë do ta mbajë edhe për disa vite.

“Për mua ai e meritonte atë pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian. Ai bëri më mirë se të tjerët këtë vit, dhe çmimi është logjik”, ka thënë Ancelotti për gazetën spanjolle AS.

Lexo po ashtu CR7 apo futbollisti më i mirë evropian në histori?

“Deri kur do të vazhdojë kështu unë nuk mund të them, por unë nuk besoj se ai është shumë i vjetër ende. Duke luajtur në sulm mund të ketë një ndikim në këtë”, përcjell Telegrafi.

“Unë besoj se për tre ose katër vjet ai mund të mbajë këtë nivel të lartë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/