Site icon Telegrafi

Ancelotti refuzon 43 milionët e Chelseat për lojtarin e talentuar

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, i ka dërguar një mesazh të qartë Chelseat për Kingsley Comanin. 

Lojtari që është i huazuar nga Juventusi, Coman, ka shënuar tetë gola në 53 paraqitje për Bayernin që prej se ka ardhur në këtë skuadër.

Raportimet e fundit thonë se Antonio Conte ka dërguar një ofertë prej hiq më pak se 43 milionë funte për lojtarin.

‘Kingsley Coman do të qëndroj në Bayern edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Ancelotti.

‘Ai është i rëndësishëm për të ardhmen”.

Bayern e ka opsionin që ta blej lojtarin në fund të sezonit për 18 milionë funte.

Edhe Manchester City është i interesuar për lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version