Telegrafi

Ancelotti po planifikon transferimin e Rabiotit te Evertoni

Carlo Ancelotti thuhet se do t’i fillojë disa ndryshime në skuadrën e Evertonit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri italian që pak ditë mori drejtimin e skuadrës angleze, po planifikon t’i bëjë disa transferime në muajin e ardhshëm.

Përveç James Rodriguezit, Ancelotti po planifikon që ta transferojë edhe Adrien Rabiotin nga Juventusi në afatin e dimrit.

Lexo po ashtu Evertoni në pozitë ideale për të transferuar James Rodriguezin

Mesfushori francez ka dështuar të përshtate te Zonja e Vjetër dhe është i lirë të largohet në janar.

Trajneri italian ka filluar bisedimet me nënën e mesfushorit, që njëherësh është edhe agjentja e tij e marrëveshja mund të mbyllet në shumën e 25 milionë eurove. /Telegrafi/