Telegrafi

Ancelotti me përgjigje epike pasi Pochettino tha se Mbappe qëndron në Paris: Nganjëherë trajnerët nuk e thonë të vërtetën

Real Madrid – PSG, lufta në fushë ka përfunduar me triumfin e Los Blancos, por tani gara është për Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me parisienët dhe ai është objektivi kryesor i Real Madridit për edicionin e ri.

PSG po tenton me çdo kusht t’i rinovojë kontratën yllit të tyre, në anën tjetër Los Blancos po presin vendimin përfundimtar të francezit.

Në kampin parisien janë të bindur se Mbappe do të qëndrojë në Parc de Princes, por kështu nuk mendon Carlo Ancelotti.

Ishte trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino që tha fillimisht se Mbappe do të qëndrojë 100 për qind në klubin aktual dhe për këtë përgjigje të argjentinasit u pyet Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp.

Italiani ka dhënë një përgjigje epike sa që është bërë virale menjëherë në media dhe rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Ancelotti beson në besëtytni, refuzon të flasë për fitimin e titullit në La Liga

“Pochettino ka thënë se Mabppe do të qëndrojë në Francë me 100%? Epo, ndonjëherë trajnerët nuk thonë të vërtetën në publik”, theksoi Ancelotti duke krijuar edhe më shumë “zhurmë”, tha Ancelotti.

Mbetet të shihet nëse Pochettino do t’i reagojë italianit pas kësaj përgjigje epike. /Telegrafi/