Carlo Ancelotti ka rihapur derën klubit të tij, Bayern Munich, për të bërë një lëvizje për yllin e sulmit të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness këtë javë me sa duket përfundoi spekulimet që kampionët e Bundesligës do të bënin ofertë për Sanchez, të cilit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij të Arsenalit.
Kjo pasi Hoeness deklaroi se klubi bavarezë nuk do të paguante para të mëdha për lojtarë aq të vjetër.
Por, me reprezentuesin e Kilit që po përgatitet të përballet me Gjermaninë në finalen e Kupës së Konfederatave, Ancelotti tregoi se do të ishte i interesuar të sillte 28-vjeçarin në Bayern.
“Jam shumë i kënaqur me skuadrën që kemi, kemi nënshkruar katër lojtarë të mirë. Por, nëse vjen një mundësi, klubi do të jetë gati”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për media në ditën e parë të përgatitjeve para-sezonale të Bayernit.
“Ka shumë zëra, Alexis është një lojtar i mirë, por jo i vetmi në botë. Më pëlqen Alexis”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/