Site icon Telegrafi

Ancelotti pas triumfit: Mundëm Chelsean dhe futbollin anglez – merituam gjysmëfinalen

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti këmbëngul se ata e merituan fitoren e tyre në kohën shtesë në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat.

Reali ishte duke humbur 3-0 deri në minutën e 80-të, por një gol i Rodrygos, i krijuar nga pasimi i Luka Modric, i ndihmoi Los Blancos të shkojnë në vazhdime, ku Karim Benzema shënoi golin vendimtar për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

“Ky klub nuk dorëzohet kurrë. Për këtë arsye, ne kemi marrë një çmim të madh siç është gjysmëfinalja”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Canale 5.

Lexo po ashtu Real Madridi marshon tutje – Chelsea bëri rikthim të madh, por goli i Benzemas në vazhdime nderoi mbretërit

“Mjedisi na ndihmoi. Goli ynë i parë ishte një goditje e madhe për ta. Real Madridi është mësuar të luajë gjysmëfinale, por jemi krenarë që kemi arritur këtë objektiv, sepse të gjithë thanë se futbolli anglez ishte superior ndaj futbollit spanjoll”.

“Në fund, Spanja ka dy skuadra në gjysmëfinale. Nuk është hakmarrje personale, jam i lumtur për Villarrealin dhe Unai Emery, një ekip i shkëlqyer dhe një trajner i madh. Nesër ka një tjetër kandidat për në gjysmëfinale, Atletico Madrid”.

“Besova se mund t’ia dilnim. Nuk e meritonim të humbnim pas epërsisë prej dy golave. Kemi vuajtur shumë në disa pjesë, por pas golit të tyre të dytë doli në pah personaliteti ynë”.

“E dinim se Chelsea mund të na kishte shkaktuar telashe. Ndoshta kishim diçka më shumë, por ishim konkurrues dhe tani jemi në gjysmëfinale. Sigurisht, jo vetëm katër klube mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu Rekord i paarritshëm i mbretërve: 10 gjysmëfinale në 12 vite - 31 në histori të klubit

“Karim Benzema është kampion, por mund të përmend shumë lojtarë sonte. Dani Carvajal luajti një qendërmbrojtës, Lucas Vasquez dhe Eduardo Camavinga patën një ndikim të madh, Toni Kroos, gjithashtu për 70 minuta”.

“Modric? Ai ishte i jashtëzakonshëm, veçanërisht me atë pasim…”, përfundoi trajneri italian i Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version