Site icon Telegrafi

Ancelotti nostalgjik për PSG-në, emocionohet para rikthimit në Parc des Princes

Carlo Ancelotti ka thënë se ndihet i emocionuar para rikthimit të tij në stadiumin e ish-skuadrës, Paris Saint-Germain, Parc des Princes.

Skuadra aktuale e Ancelottit, Bayern Munich do të udhëtoj drejt Parisit për tu ndeshur të mërkurën mbrëma në Parc des Princes në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Matthaus këshillon Ancelottin: Merr masa ose do kesh kaos total në skuadër

Kështu, mediat evropiane më shumë janë thelluar tek rikthimi i trajnerit italian te ish-skuadra e tij, PSG.

Kur është pyetur për rikthimin e tij në Paris, italian është shprehur se ndihet i emocionuar, pasi do të takojë tifozët dhe disa nga ish-lojtarët e tij.

“PSG-Bayern? Jam i emocionuar. Do të gjej një skuadër të Paris Saint-Germain që ka ndryshuar shumë nga kur u largova në vitin 2013”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Lexo po ashtu Historia interesante e PSG-së: U formua para 47 vitesh duke u bashkuar dy skuadra, është klubi më i trofeshëm francez dhe thyen rekordin botëror të transferimeve (Foto) 

“Klubi është përmirësuar, ata kanë më shumë përvojë dhe kanë shpenzuar shumë para. Tani ata janë një klub i madh”.

Ancelotti në njërën nga stërvitjet gjatë kohës së tij tek PSG

“Jam i lumtur të kthehem në Parc des Princes dhe të shoh përsëri tifozët dhe lojtarët si Thiago Silva, Rabiot, Motta, Verratti dhe Pastore”.

“Kemi pasur një marrëdhënie të mirë dhe më mungojnë ato. Unë jam gjithmonë në kontakt me presidentin Nasser Al-Khelaifi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version